Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë ankesën e liderit rus të opozitës Alexei Navalny, i cili ka ankimuar kundër dënimit të tij me burg. Gjykata mbështeti vendimin që kritiku i Kremlinit të dërgohet në një kamp të punës së detyruar për gati tre vjet. Megjithatë dënimi i tij është ulur disi. Sidoqoftë, duke marrë parasysh kohën e kaluar në arrest shtëpiak, dënimi u zgjat për rreth dy vjet e tetë muaj. Avokati i tij tha sot se Navalny do të ishte në burg për pak më shumë se 2.5 vjet.

Navalny reagoi me një koment ironi ndaj vendimit të gjykatës . “Ata e ulën dënimin me një muaj e gjysmë. E përsosur“, tha ai.

Navalny u burgos në fillim të këtij muaji për shkelje të kushteve të dënimit të tij të mëparshëm. Vendet perëndimore e kanë dënuar rastin dhe po diskutojnë sanksionet e mundshme kundër Rusisë.mTë dy seancat dëgjimore vijnë ndërsa Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) këtë javë bëri thirrje për lirimin e aktivistit rus 44-vjeçar. Ndërhyrja u refuzua menjëherë nga Moska.

Duke u kthyer në Rusi në janar nga një rimëkëmbje pas helmimit, për të cilën ai akuzoi Kremlinin, Navalny u arrestua me të mbërritur në aeroport dhe u dënua më 2 shkurt me dy vjet e tetë muaj burg për akuzat se kishte shkelur dënimin me kusht. Arrestimi dhe dënimi i tij ka sjellë edhe reagime nga Bashkimi Europian dhe ndërkohë nuk kanë munguar as protestat në Rusi. Navalny u kthye në Rusi muajin e kaluar nga Gjermania, ku ishte duke u rikuperuar nga një helmim në Siberi në gusht me një agjent nervor, sipas shumë vendeve perëndimore.