Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim deklaron se Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane. Teksa ka shpërndarë një artikullin ‘Skavica dhe gazi në Vlorë, planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri’, ambasadorja amerikane shton se sundimi më i fortë i ligjit dhe gjykatat e pastra do tërheqin më shumë investimet.
‘Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime. Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të lidhura”– shkruan ndër të tjera ambasadorja amerikane në Twitter.