Është bërë e udhës që eksponentë nga Partia Demokratike nuk respektojnë për masat anti-Covid duke realizuar takime masive. Këtë gjë e tregon edhe rasti më i fundit ku Flamur Hoxha, i deleguar i PD-së për Qarkun Kukës ka zhvilluar takim me militantë të partisë demokratike në kundërshtim me rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtëme Flamur Hoxhës nuk i intereson fare shëndeti i qytetarëve por ripërsëritja e bosit të tij politik, Lulzim Basha për rrëzimin nga qeveria të kryeministrit Edi Rama. Mbledhje të tilla masive bëhen vatra infeksioni për qytetarët. (Lexo.al)