Demi-Demi mund të përcaktohet si një shenjë tradicionaliste si në shtrat edhe në marrëdhënie dhe për këtë arsye është i prirur të mbetet i vendosur dhe i pranishëm përballë problemeve që mund të ekzistojnë në një histori. Ai beson në ndjenja dhe, në shumë raste, edhe në martesë. Lajm i mirë për këdo që do një Dem është të dijë se kjo është një nga shenjat më besnike të zodiakut. Nuk i pëlqen lidhjet për një natë. Dëshiron marrëdhënie të përkushtuar. Nga ana tjetër, Demi është shumë xheloz dhe kjo ndonjëherë, por vetëm ndonjëherë, mund të jetë e rëndë për partnerin.
Gaforrja-Është shenjë e shtëpisë dhe familjes me qëllimin e vetëm për t’i bërë të lumtur ata që e rrethojnë. Sigurisht, duhet shumë pak për ta lënduar, një fjalë, një sjellje. Nuk është aspak e lehtë t`i rifitosh besimin. Aspekti pozitiv i Gaforres është se përpiqet shumë për t’i dhënë partnerit gjithë vëmendjen që meriton, aspekti negativ është prirja për t’u ankuar dhe gjithashtu lëndohet shpejt e shpesh. Mjerë ti nëse kritikon një Gaforre, gënjen dhe mbi të gjitha e tradhton.
Virgjëresha-Dy karakteristikat e njohura të Virgjëreshës janë ndjekja e përsosmërisë dhe prirja për të dyshuar. Kjo do të thotë që në dashuri nuk kënaqet lehtë dhe që të dashurohet duhet të jetë i sigurt se nuk është një kurth. Virgjëresha me të vërtetë mund t’ju befasojë sepse ka një ndjenjë të fortë të pëgjegjësisë. Është e butë, e ëmbël dhe i do emocionet.
Peshorja-Një shenjë harmonike e zodiakut, me një sens të shkëlqyer estetik, që kërkon një partner elegant që di ta pushtojë dhe udhëzojë atë drejt vendimeve, duke qenë se Peshorja është një shenjë shumë e pavendosur. Përtacia dhe pavendosmëria e bëjnë një shenjë jo shumë të predispozuar për tradhti. Nëse ka një partner do të qëndrojë me të për një kohë të gjatë. Për më tepër, nuk i pëlqen debatet kështu që do të jetë e lehtë të shmangni skenat dhe grindjet midis çiftit. Një gotë shampanjë e josh mjaftueshëm.