Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po takohet me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Burime për Top Channel bëjnë me dije se takimi po mbahet në selinë e PD-së.

Ky takim vjen një ditë para se opozita të zyrtarizojë koalicionin në KQZ. Kështu, nesër mbyllet marrëveshja e PD me aleatët, kurse LSI, siç edhe e kemi ditur më parë do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit.