Ka nisur procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në Elbasan. Kryeministri Edi Rama ka qenë së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të inspektuar procesin. Nga atje ka thënë se Spitali Rajonal, me Pediatrinë e Re pëson një transformim rrënjësor, që e bën atë të mos njihet krahasuar me 7 vite më parë.
“Spitali Rajonal, Elbasan – Me Pediatrinë e Re mbyllet transformimi rrënjësor i këtij spitali, që sot nuk njihet krahasuar me 7 vjet më parë, ndërkohë që nis vaksinimi edhe për bluzat e bardha në këtë zone”, tha Rama.
Ai ka thumbuar dhe ata që sipas tij hedhin baltë kundrejt bluzave të bardha. “Batakçinjë duan t’iu përbaltin emrin por se heqin dot sakrificën që po bëni. Kurajo rezistncë durim dhe angazhim. Dhe kjo pjesë do rregullohet sepse kërkon kohën e vetë”, shtoi ai.