Procesi i vaksinimi në Shkodër ka nisur me 150 vaksinime të bluzave të bardha në Shkodër dhe në Lezhë. Ndërkohë më pas sipas planit nga ministria e Shëndetësisë, grupi i vaksinuesëve ka shkuar edhe në shtëpinë e të moshuarve ku ka nisur për herë të parë ne vendin tonë vaksinimin tek të moshuarit që janë një ndër grupet më të rriskuara. I pranishëm gjatë nisjes së vaksinimit tek të moshuarit ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Në këtë azil do të vaksinohen 45 të moshuar, ndërsa Rama nuk i ka kursyer batutat me ta.
“Të kanë thënë që do vij unë dhe je bërë si nuse”, i tha Rama një nga të moshuarve. Ndërkohë, në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se do të bëhet 300 doza në 24 orë dhe me kalimin e ditëve kjo shumë do të rritet për të shkuar në 500.