Nga ArditRada/ Teksa debate publik në vend është përqendruar në një rast ryshfeti te ‘Shefqet Ndroqi’, një lajm tr agjik është raportuar nga Italia. Më 26 janar, në një spital të Brescias shefi i urgjencës është akuzuar se ka injektuar barna me efekt vde kjeprurës ndaj pacientëve me Covid. Qëllimi, po aq kriminal sa veprimet e tij: Të lironte krevatet e pavionit ku shërbente për t’i shpëtuar ngarkesës në punë. Bëhet fjalë për Carlo Mosca, shef i përkohshëm i Departamentit të Emergjencave të Montichiari. Akuzat ndaj sjelljes së mjekut bazohen në injektimin e dy ilaçeve, të cilat shkaktojnë depresion dhe probleme me frymëmarrjen.

Rasti në fjalë nuk bëri atë bujën që ne kemi qejf dhe e ndjellim po vetë në shumicën e rasteve. Mjeku u arrestua dhe hetimet kanë dalë në një konkluzion të qartë: Ka shkaktuar vd ekjen e të paktën dy pacientëve 61 dhe 80 vjeç. Asnjë televizion i fqinjëve përtej detit nuk ngriti panele me specialistë dhe politikanë që drejtojnë gishtin ndaj sistemit shëndetësor.

Ndërkohë, që prej 13 janarit në Shqipëri televizionet vijojnë debatin për një pastruese që ka marrë ryshfet. Sigurisht, një veprim i dënueshëm dhe ndërkohë Tire Alldervishi dhe bashkëpunëtorët e saj ndodhen prapa hekurave. Fatmirësisht skema e tyre nuk ka shkaktuar vik tima dhe ata nuk ishin as në majën e hierarkisë së spitalit si rasti i mjekut italian.

Fatkeqësisht, Tirja është kthyer në kryefjalë të hapësirave televizive dhe të akuzave të opozitës e cila e sheh rastin si një kauzë të re në prag të zgjedhjeve dhe kjo nuk ka dyshim. Madje edhe më parë, ajo luajti me fotot e morgut për t’I futur në panik qytetarët dhe për t’i ndërsyer kundër qeverisë. Është e qartë se një pastruese në një nga shumë spitalet e vendit nuk përfaqëson as sistemin dhe as implikon qeverinë.

Askush, asnjëherë në 30 vitet e fundit, nuk e ka vënë në dyshim se ryshfeti erdhi bashkë me demokracinë që ditën e parë, për të na e vështirësuar jetën si shumë gjëra që nuk do donim t’i kishim nëpër këmbë. Ama furtuna e ngritur për një pastruese duhet të marrë fund. Është e kuptueshme që opozita do të donte të kishim mundësisht një Carlo Mosca, por jo gjithmonë duhet mbajtur shpresë te fatkeqësitë ku ‘luhet’ jetët njerëzish./JavaNews