E ftuar speciale në emisionin e humorit “Klanifornia”, në Tv Klan, ishte ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila nuk i shpëtoi pyetjeve të Gilbertit…
Ky i fundit ishte kureshtar për të ditur se çfarë do të kishte bërë Topalli me Lulzim Bashën nëse do të ishte ende pjesë e Partisë Demokratike. Përgjigja e zonjës Topalli ishte fare e thjeshtë: Do e kisha kap për zhelesh dhe do e kisha nxjerrë jashtë…
Gilbert Fevziu: Gjithë Shqipëria po flet që gabimi kryesor që bëri Lul Basha është që në thonjëza nuk vrau babain politik, nuk vrau hijen e babait të tij politik, pra të doktorit, zotit Berisha.
Ai duhej të mposhtej sepse vazhdon jeton në hijen e zotit Berisha. Nëse ju do të ishit akoma në Partinë Demokratike dhe do ishit e dyta pas Lulit, ju do e vrisnit hijen e Lulit apo do vrisnit Lulin komplet, si do e bënit?
Jozefina Topalli: Kam përshtypjen se Luli vret veten në një farë kuptimi, por e kam shumë të vështirë për ta imagjinuar
Gilbert Fevziu: Në një farë kuptimin, çfarë është si tip kështu mazokisti?
Jozefina Topalli: Nuk besoj se ka qenë ndonjë babai i PD, ka qenë rastësi që ai ka marrë…
Gilbert Fevziu: Jo jo tani është ai, ai është babai.
Jozefina Topalli: Babai jo, kujdestar i rëndësishëm i interesave të kunatit po, janë dy gjëra shumë të ndryshme dhe nuk kanë lidhje.
Në kuptimin e parë të vrasjes, në kuptimin metaforik, sigurisht që unë nuk është një koncept me të cilin lidh asgjë, as me Lulin me as me kundërshtarët politikë, fare. Ne nuk mund të flasim për vrasje.
Gilbert Fevziu: Ta pranojmë që nëse do vazhdonit të ishit në PD do ia kishit shtypur kokën Lulit…
Jozefina Topalli: Jo, do e kisha kap për zhelesh dhe do e kisha nxjerrë jashtë…
Gilbert Fevziu: Do e kishe nxjerrë jashtë?
Jozefina Topalli: Sigurisht!