Edhe pas përjashtimit nga “Përputhen”, Ana vazhdon të mbetet një personazh shumë i komentuar në rrjet. Këtë të dielë atë do ta shohim si opinioniste në program, krah ish-konkurrentes Shqipe Hysenaj. Ana ka publikuar në rrjete sociale foto duke treguar look-un e mbrëmjes. Ajo shihet e kuruar deri në detaje dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me mbishkrimin që i ka lënë fotos.
“Nuk jam me të vërtetë single. Jam duke dalë me veten. E nxjerr për darkë, i blej rroba, e dua, është fantastike”, ka shkruar Ana.