Juventusi kërkon të rikthejë me patjetër Paul Pogba dhe në verë do mundohet të materalizojë dëshirën e madhe, për ta shndërruar mesfushën bardhezi në një nga më të mirat në glob.
Rinovimi i Pogba me Manchester United nuk duket aspak në horizont dhe Juventusi duket të jetë klubi i ardhshëm i kampionit të botës. Kontrata aktuale e Pogba përfundon në verën e vitit 2022 dhe United është i detyruar ta shesë që në këtë verë.
Nga Italia raportojnë se “Djajtë e Kuq” janë pajtuar me largimin e yllit francez dhe kanë caktuar çmimin për të cilin e lënë të lirë. 60 milionë është shifra e kërkuar nga anglezët.
Juventus nuk e ka shumë problem këtë shifër, por kriza e shtyn në kursejë dhe pritet të mundohen ta ulin çmimin. Pogba e do Real Madrid, por me Zidane drejt largimit, kjo pistë po zbehet çdo ditë e më shumë.