Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka vjen me një urim në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. “Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Një ëndërr që për shumë breza dukej e pamundur, sot ka 13 vjet që është realitet! Nderim për të gjithë ata që punuan e luftuan për Kosovën e pavarur!”, shkruan Xhacka në “twitter”.
17 shkurti 2021 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 13 vjet prej kur është shpallur i pavarur. Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.
Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri. Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tash Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.