Prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi se dy konkurrentët e “Për’puthen”, Melisa dhe Andi, janë prej disa kohësh në një lidhje së bashku. Pas skandalit të fundit, ku Tea pranoi lidhjen me Beartin menjëherë pasi doli nga emisioni “e përputhur” me Andin, të tjera akuza janë ngritur.
Ka qenë ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, ajo që tregoi së fundmi se çifti jo vetëm që është në një lidhje, por kanë nisur edhe bashkëjetesën. E ftuar në “Top Albania Radio”, Shqipja pohoi se dyshja kanë nisur bashkëjetesën. Ajo është shprehur se Melisa zgjodhi Fationin në emision thjesht për “show”, sepse në realitet kishte ndjenja për Andin.
“Unë e di që Melisa ka ardhur për Andin, e zgjodhi Fatjonin për lojë, e zuri me gojë emrin tim për ‘show’…”, është shprehur Shqipja gjatë intervistës.
Pas këtyre lajmeve, Melisa ka reaguar me një video në InstaStory-n e saj, ku shfaqet duke kënduar një pjesë domethënëse për situatën e saj, nga kënga e Dafina Zeqirit, “Time out”. “Faleminderit për fejesën, faleminderit për martesën. Caktoni datën edhe çomani ftesën. Sillni sa më shumë hater-a, sallën sa më t’madhe. Mos mbesin t’u prit te dera se ju vjen marrë.” Me këto fjalë, Melisa nënkuptoi se megjithëse s’dinte asgjë vetë, të tjerët po bënin planet e jetës së saj.