Besnik Mustafaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike komentoi në ABC në studio me gazetarin Endri Xhafo vendimin e Lulzim Bashës për të caktuar Tritan Shehun në krye të qarkut të Gjirokastrës në një kohë kur ishte përjashtuar nga gara.
Mustafaj se Shehu i skualifikuar me vota unanime nga anëtarët e Komisionit me argumentin e moshës dhe karrierës së gjatë në politikë. “Shehun ne e kemi skualifikuar me 5 vota kundër unanim. 5 anëtarët kanë qenë unanim në këtë pikë që zoti Shehu e ka të mbyllur karrierën. Zoti Shehu është 70 e ca vjeç dhe ne kemi menduar në atë gjykim që e ka mbyllur karrierën e tij politike. Ka qenë kryetar i PD, zv. Kryeministër ”, thotë Mustafaj. Paradoksi është se PD I ka lënë dorë të lirë Berishës që është datëlindja 1944 duke qenë në postet e kryetarit të PD, Presidentit dhe kryeministrit.