Jemi dy muaj larg zgjedhjeve të 25 Prillit dhe kryedemokrati Basha ka përveshur mëngët duke publikuar ditë pas dite programet e tij nga selia e PD. Ajo që bie në sy në planin e Bashës pas zgjedhjeve është që këto programe ose janë premtime që tashmë janë të realizuara nga qeveria aktuale ose janë premtime që Sali Berisha I ka premtuar që në 2013.

Së fundmi Basha ka publikuar programin për energjinë ku premton se do të ulë faturën e energjisë elektrike duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsmuojnë deri në 300 kw në muaj. Me këtë plan Basha synon kthimin e sistemit të vjetër të PD-së, 2008-2013 I cili prodhoi vetëm manipulim dhe vjedhje të energjisë. Ndaj videos së Bashës, me anë të një video ka reaguar Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila tregon se Lulzim Basha jo vetëm që nuk do e ulë çmimin por do të rrisë abuzimin. Lexo.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Belinda Balluku (@belindaballuku)