Sot ka nisur puna tek Piramida për projektin e ri të ‘rijetëzimit’ të saj që do e kthejë në qendrën dixhitale më të madhe në Ballkan, dhe jo vetëm, edhe argëtimi dhe mësimi. Ambasadorja e SHBA Yuri Kim eshte shprehur se kjo ndërtesë u hap për Enver Hoxhën, ndërkohë që evidentoi rolin e shqiptarëve në vitin 1991 në përmbysjen e komunizmit, dhe bashkëpunimin mes qeverisë dhe biznesit!

“Kënaqësi të jesh këtu. Kur po ecja po vëreja se historia është një gjë kureshtare. Ne shpesh flasim për rrjedhën e historisë, nga ana tjetër ne flasim dhe për historinë që po krijohet në sipër, e cila është ajo që na bashkon sot. Kjo ndërtesë u hap për Enver Hoxhën, por kjo tregon se njerëzit janë pasive në rrjedhën e një historie brutale, dhe se nuk kishin asnjë rol. Populli shqiptar tregoi në ‘91 se kishin një rol. Populli shqiptar po tregon se vendi po bëhet.

Pak më shumë se një vit më parë Vodafonë dhe Bashkia ranë dakord për të nxitur novacionin. Pres të shikoj bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe biznesit”, deklaroi ambasadorja Kim ne kete perurim te nisjes se punimeve. Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa shoqëronte kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren e SHBA, Yuri Kim ka garantuar se plani përfundon në vitin 2023. Ai tha se tek Piramida ka pasur një tentativë të dështuar për të ngritur Teatrin Kombëtar, madje skena ka mbetur, por Veliaj e krahason atë me një ‘Frankeshtajn’.