BIRN publikoi pak ditë më parë skedën e pasurisë së kryeministrit Edi Rama. Me përjashtim të një viti të “pajustifikuar”, BIRN nuk kishte gjetur asnjë problem në pasurinë e Ramës. Por, menjëherë sapo BIRN publikoi skedën e pasurisë së Ramës, ishte një njeri që reagoi direkt: Sali Berisha. Reagimi i tij u publikua edhe në portalin e të birit dhe qendron prej disa ditësh si editorial, ndërkohë që edhe u sponsorizua në rrjetet sociale. “Edi Rama i vetmi në botë që 16-fishoi pasurinë si kryeministër”, shkruan Berisha, duke iu referuar shkrimit të BIRN. “Pasurim si në përrallë, apo vje dhje e jashtëzakonshme?

Edvin Hajduti hyn në Guinness! Ai në 8 vitet e fundit 16-fishoi pasurinë si asnjë kryeministër në planet! Miq, në rast se i bie rrotull planetit nuk mund të gjesh kurrë një kryeministër apo një ministër në një vend të lirë apo qofte dhe diktaturë që në 8 vite pushtet të rrisë me 16 herë pasurinë e tij. Ky pasurim si në përrallë apo kjo vjedhje e jashtëzakonshme mund të ndodhtë vetëm në Shqipëri me Edi Ramen dhe vetëm me Edvin Hajdutin, i cili sapo erdhi ne pushtet:

1-Zhduku kon fliktin e interesit dhe,2-Nxori tezën se për kor rupsionin nuk e kane fajin njerëzit, por e ka sistemi, me një fjale vidh kush të mundet dhe sa të mundësh se fajin nuk e ka ha jduti, por sistemi.

Me këto të dhëna të raportit të pavarur të BIRN të bazuara në të dhënat e institucioneve të emëruara nga vet Edvin Hajduti dëshmojnë për shfrytëzimin e shpërftyruar dhe të papërmbajtur të pushtetit për pasurim personal, si kampion zyrtar i kor rupsionit dhe vje dhjes mbi tokë. Miq, ky 16 fishim i pasurive të kryeministrit, i cili ne vitin 2009 si kryetar bashkie kishte deklaruar vetëm 3000 euro dhe 500 mijë lekë në ILDKP është i pashembullt në botë, por nuk pasqyron pasurinë e tij prej 200 milionë eurosh të denoncuar nga raporti i OSBE në fillim të vitit 2014 për të cilin Edvin Hajduti heshti si fija e barit dhe nuk guxoj ta përgënjeshtroje kurrë.

Ky pasurim përrallor që ka në baze vjedhjet e jashtëzakonshme të Edvin Hajduti me rrjetin e tij ne PPP, tendera, taksa, tatime tregon së pari pse në Shqiperi kor rupsion është shndërruar në sistem.Së dyti pse Edvini është kaq ngushtë i lidhur me klientelën gjakpirëse të pasunarëve të tij.Se treti pse këto 8 vite në Shqipëri varf ëria eks treme u rrit me 4.2 herë dhe 47% e shqiptarëve u zhyten në varfëri të moderuar”, shkruan Berisha, që ka publikuar edhe shkrimin e BIRN, por duke mashtruar sy për sy, pasi shkrimi bënte fjalë për deklarimin e pasurisë së Ramës në 15 vite.

Pra, vit pas viti, siç do të ishte normale, pasuria e Ramës është rritur, pasi nuk mund të pretendohet që pasuria e tij të qendronte në vend, si 15 vjet më parë. Por, pse është kaq i fiksuar Sali Berisha me pasurinë e Ramës? Është e thjeshtë në fakt: Ai kërkon të tregojë, se jo vetëm ai dhe fëmijët e tij u pasuruan kur ishin në pushtet, por të njëjtën gjë ka bërë edhe Edi Rama.

Është njësoj si ajo përpjekja e tij e vazhdueshme, që kërkon t’i hedhë përsipër vik tima Ramës, për të treguar se edhe ai ka v rarë, si Berisha. Por këto përpjekjet e tij në fakt çalojnë, pasi ndryshe nga Berisha, fëmijët e Ramës nuk kanë fituar miliona euro, nga pushteti i babit. As kanë vila në Lalëz dhe apartamente në zonat më të shtrenjta në Tiranë. Dhe natyrisht, nuk kanë vr arë për pushtet.