E kemi fjalën për Shigjetarët! Thuhet se çmimin e miqve më të mirë e marrin personat që i përkasin kësaj shenje. A ka ndonjë arsye të veçantë?

Shigjetarët, kryesisht janë nga ata lloj njerëzish që i shihni t’i tregojnë shaka në turma të mëdha njerëzish, të ëndërrojnë të udhëtojnë të gjithë botën e të zbulojnë motivin e vërtetë të jetës së tyre. Elementi i tyre është zjarri dhe planeti drejtues Jupiteri, prandaj nuk mund ta imagjinoni se çfarë ju pret nëse ktheni një Shigjetar në armik.

Në fakt ju “leverdis” më tepër nëse i mbani ata si miq. Po ju tregojmë arsyet pse personat e shenjës së Shigjetarit, pa dallim gjinie, janë miqtë më të mirë që mund të keni: Ata janë spontan, nuk bëjnë lajka. Ju mbështesin në çdo iniciativë, pavarsisht sa e çmendur mund të jetë ajo. Me ta nuk ka asnjëherë dramë. Ata kanë shumë fat, por edhe ju keni shumë fat përderisa njihni një të tillë. Karakterizohen nga optimizmi. Janë shumë filozofik, por në një mënyrë të kuptueshme. Mos t’ju shkojë në mend t’i lini në baltë, s’do ta bënin kurrë me ju.