Edvin Kulluri, një nga zërat më të fortë kundë Bashës, brenda opozitës në një reagim për sondazhin e publikuar së fundi në lidhje me përceptimin e shqiptarëve ndaj qeverisë dhe opozitë shkruan se:
“Fatkeqesisht sondazhi i Euronews Albania konfirmon perceptimin e pergjithshem te 4 viteve te fundit se: shumica prej 54% nuk miratojne punen e qeverise ndersa 63% performancen e opozites!
E perkthyer ndryshe, pjesemarrja ne zgjedhje do jete e ulet krahasuar me zgjedhjet e viteve 2013 dhe aq me keq 2017, c’ka favorizon Partine Socialiste drejt mandati te 3-te pa konsensus populllor. Shkurt, qeveria eshte e keqe, opozita akoma me e dobet! “Betejen mes militantesh e fiton PS” eshte aksiome e njohur”, përfundon Kulluri.