Kryeministri Edi Rama iu rikthye bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në rrjetet sociale nga ku komentoi disa raporte ndërkombëtare, mes tyre atë të Standart and Poors që konfirmon qëndrueshmëri të ekonomisë përmes vlerësimit B+. Rama: Nuk ka kohë për pushim, nuk ka kohë për gjumë. Ne nuk kemi taksa për të rritur. Kush punon më shumë duhet të marrë atë që i takon dhe kjo është sfida jonë e mëtejshme pasi ne vërtetë e kemi rritur dhe sot që flasim kemi hyrë në vitin e parë me një pagë minimale 300 mijë lekë. Paga minimale të shkojë duke u rritur çdo vit në vitet e ardhshme.
Kryeministri nuk harroi ta evidentojë miqësinë me Lulzim Bashën por nga ana tjetër nuk kurseu së sulmuari propozimet ekonomike të PD. Rama: Dua t’ju ilustroj një gjë shumë interesante, nga miku i im i fjetur Lulzim Basha. Do të ulim sigurimet shoqërore dhe do të rrisim pensionet. Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore dhe sot Shqipëria ka ende një defiçit të trashëguar sepse paguan më shumë sesa mbledh. Tani a mund të ndodh që të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rritësh të djathit? Po të jetë djathë jo kubikë prej nisteshteje.