Në shumë raste kryeministri Edi Rama gjen kohë t’u kthejë përgjigje ndjekësve dhe komentuesve në rrjetet sociale. Ka qenë vetë kreu i qeverisë pasditen e sotme qe ka postuar në Instagram një replikë të tijën me një nga komentuesit që i shkruan: A i nigjove ato kalamajt rama ik rama ik.
Kryeministri i thotë komentuesit se thirrjet e kalamajve që thonë “Rama ik” e argëtojnë siç argëtohej ai dikur me kalamajtë e tjetë me ariun Silva, por që ndjen keqardhje për faktin se si u katandis PD-ja e shkretë që gënjen veten me thirrjet e kalamajve.