Duke folur për politikanët që thyejnë masat anti COVID me takime elektorale, Rama nuk ka lënë pa ironizuar edhe presidentin Meta duke thënë se kur garantuesi i shëndetit të Kushtetutës i thyen vetë ato është fatkeqësi.
“Nga ana tjetër kur mendon se presidentit, babai i gjithë kësaj familje dhe kryetari i të gjitha palëve dhe garanti i shëndetit të Kushtetutës, i pari që jep shembullin kundër masave anti COVID kjo është fatkeqësi”, tha Rama.