Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne seline e PS në një takim drejtuesit politik të PS në nivel qarqesh. Kreu i qeverisë, njeherazi drejtues i forcës politike më të madhe në vend 3 ditët e fundit i ka kaluar në disa zona turistike me borë nga ku ka përcjellë mesazhe dhe për kund ërshtarët politikë.

Në këtë takim të sotëm pritet që koordinatorët politik të qarqeve të bëjnë bilancin e tyre për qarqet që përfaqësojnë. Ndërkaq nuk dihet nëse do të jepet ndonjë orientim sa i përket fushatës elektorale.