Nga aeroporti i Rinasit, ku doli për të pritur 1170 dozat e Pfizer ndaj koronavirusit, kryeministri Rama u shpreh se do të vaksinohen edhe 50 mjekë nga spitali i Prishtinës.
“Ajo që ndodh me vaksinën është sagë më vete. Ja kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz ku janë shumë të tjerë.
Kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por dua të sqaroj se rregullat strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta të Pfizer e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash.
Por nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për një numër mjekësh dhe infermierësh për spitalin Covid të Prishtinës, gjë që do të bëhet këtu në Tiranë”, u shpreh Rama.