Një pjesë e vaksinave të blera prej kompanisë Pfizer nga qeveria do të vijnë sot në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes me drejtuesit politik në qarqe tha se dozat e para do të vijnë sot në mbrëmje. Ndërkaq ai shtoi se jemi afër marrëveshjes përfundimtare me Astrazenecën. Pavarësisht vonesave, Rama tha se skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma.
“Nuk jemi as në dorë të mekanizmit të covax që dhe aty problemi është i jashtëzakonshëm, kanë filluar kërcënimet për hedhjen në gjyq për kompanite në vende të mëdha të BE, ne kemi një sportim në kohë pasi dozat e para të pfizer do të vijnë në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmimit, dozat e para vijnë sot në darkë dhe do të vazhdojnë me faza ndërkohë që jemi shumë afër me një marrëveshje përfundimtare me astrazenecën, ndërkohë që vazhdojmë kontaktet me tre shtete, jemi ne rruge te mbare. Skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma, pavarësisht vonesave. Do të vazjdojmë me mjekët dhe infermierët dhe paralelisht do të vazhdojmë dhe me të moshuarit.
Do vazhdojmë me mjekë dhe infermierë. Nuk e kam tani në këtë moment se dua të jap shifër të saktë e rëndësishme është që ne do mund të vazhdojmë të vaksinojmë. E rëndësishme është se në shkurt . So do të vijnë doza më pak se ata që ishin angazhuar, më pak por sidoqoftë e rëndësishme është se fillon vaksinimi i dytë”, tha Rama.