Këtë të mërkurë u vaksinuan kundër COVID 612 qytetarë. Mes të vaksinuarve në Tiranë, ishin dhe bluzat e bardha nga qytetet e Durrësit, Matit dhe Bulqizës. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook. Paralelisht me to, sot filloi dhe vaksinimi i banorëve të Shtëpisë së të Moshuarve dhe personelit të kujdestarëve të tyre.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se në Tiranë do të bëhet vaksinimi i stafeve mjekësore të disa qyteteve si Durrës, Kavaja apo Elbasani deri në momentin që do të hapet një qendër vaksinimi dhe në këto qytete.

Postimi i Ramës:

Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot. *Tiranë, ku sot vaksinimi vazhdoi me bluzat e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës, si edhe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve e personelin e kujdestarëve të tyre