Kryeministri Edi Rama ka sërish një mesazh për sfidat e qeverisë në periudhën e pandemisë. Rama shkruan me anë të një statusi në rrjetet sociale se askush nuk e besonte se pas tërmetit do t’ia dilnim rimëkëmbjes së mijëra familjeve të mbetura pa strehë. Ai shton se po njësoj do t’ia dalim edhe vaksinimit hap pas hapi duke kapërcyer malin e vështirësive.

“Mos e harroni që të nesërmen e tërmetit askush s’e besonte që do t’ia dilnim rimëkëmbjes së atyre mijëra e mijëra familjeve të mbetura pa strehë – por ne po e fitojmë hap pas hapi betejën e Rindërtimit, për të gjitha ato familje dhe për Tiranën, Durrësin, Kurbinin, Krujën, Vorën, Kamzën, Lezhën, Mirditën, Kavajën, Rrogozhinën e krejt Shqipërinë

Po njësoj do t’ia dalim vaksinimit të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, hap pas hapi, duke e kapërcyer malin e vështirësive, siguruar të gjitha dozat e nevojshme dhe vaksinuar krejt popullin aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po. *Shkodër”, shkruan Rama.