Kryeministri Rama ka publikuar ditën e sotme në Facebook-un e tij pamje të spitaleve 7 vite më parë kur shëndetësia ishte në duart e Petrit Vasilit si Ministër Shëndetësie dhe PD-së në pushtet. Në video shfaqen pamje nga ambjentet e spitaleve në gjendje skandaloze dhe krahasuar si ‘dita me natën’ me ambjentet që ofron sot, sistemi shëndetësor. “Kjo nuk ishte para 70 vjetësh po kështu ishte deri para 7 vjetësh dhe këta janë po ata, ndërkohë spitalet nuk janë më po ato…” -shkruan Rama.

Postimi plotë:

Kjo nuk ishte para 70 vjetësh po kështu ishte deri para 7 vjetësh dhe këta janë po ata, ndërkohë spitalet nuk janë më po ato… Kemi shumë punë përpara, ka ende plot për të pastruar, ndrequr dhe transformuar, por kush e harron nga u nis as nuk e kupton ku është, as nuk e di për ku shkon!