Secila shenjë kërkon trajtim të veçantë për të mos u acaruar më shumë në momente nervash të tendosura. Dashi-I duhet kohë të qetësohet, lëre vetëm pa u përpjekur t`i ndalosh sjelljet e tij impulsive. Asnjëherë mos u përpiqni ta bëni të mendojë gjatë një zemërimi, më mirë prisni sa të ftohet e të shuhet zjarri.

Demi-Kur është i zemëruar, ai që e çmend më shumë është ngacmimi. Gjëja më e mirë për të bërë është ta shmangni. Thjesht lëre se i nxjerr vetë përfundimet.

Binjakët-Kur Binjakët shpërthejnë, gjëja më e mirë që dikush mund të bëjë është të heshtë dhe ta lërë të flasë sa më shumë që të jetë e mundur. Me siguri frazat më të këqija do të dalin nga goja e tyre, por kanë shumë nevojë të shprehen. Kërkojini falje dhe gjithçka do të kthehet në normalitet.

Gaforrja-Kur Gaforrja shpërthen, është më mirë të qëndroni aty dhe t’i flisni me një zë të butë. Shmangni bërtitjen ose do ta shihni patjetër duke u çmendur. Kërkojini falje dhe i thoni 1000 herë sa shumë e doni. Vetëm atëherë ai do të qetësohet.

Luani-Kur të shpërthejë mos e trajto si viktimë, sepse do ta bësh situatën edhe më keq. Dëgjojeni dhe lëreni të flasë, është një shenjë zja rri dhe zakonisht ka shumë për të thënë. Kërkoni falje dhe jini të mirë, zem ërimi i tij nuk do të zgjasë shumë.

Virgjëresha-Shpërthen disa herë, por kur e bën do të thotë se ka arritur kulmin. Sidoqoftë është shumë e kuptueshme dhe nëse falja është e sinqertë, do t’ju falë pa probleme.

Peshorja-Nëse e keni nevrikosur një Peshore, do të thotë se i keni bërë diçka të tmerrshme. Prandaj gjëja më e mirë për të bërë është të largoheni dhe ta lini vetëm. Do duhet ca kohë derisa t`i bjerë inati.

Akrepi-Kujdes, me të vërtetë i kushtoji vëmendje, sepse kur ai zemërohet bën gjëra të pakëndshme e të papritura. Do t`jua përplasë në fytyrë gjithë ç`ka duruar, sepse në fakt një Akrep nuk harron kurrë, asgjë. Por nëse vërtet pendoheni dhe falja juaj është e sinqertë, ai do t’ju falë.

Shigjetari-Një grindje me një Shigjetar mund të zgjidhet vetëm nëse bëni paqe ose i blini një dhuratë. Harroni lehtë, por vetëm nëse falja është e sinqertë. Dije që ai menjëherë e kupton nëse po e gënjen.

Bricjapi-Një Bricjap i zemëruar ka nevojë për kohë dhe hapësirë. Pasi ta keni lënë të qetësohet, gjithçka që duhet të bëni është të kërkoni falje, ai shpejt do të harrojë gjithçka që ka ndodhur.

Ujori-Ujori mërzitet rrallë, vetëm kur e mërzitni shumë. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të pranoni gabimet tuaja dhe gjithçka do të rregullohet.

Peshqit-Pas një inati, kanë nevojë për një përqafim. Ata thjesht duan përqafime dhe t`u thoni se asgjë serioze nuk ka ndodhur.