Rama u shpreh se të rinjtë që rrezikohen nga koronavirusi të ruhen më shumë. Ai thotë se tashmë pritet të vijnë 360 mijë doza vaksinash nga AstraZeneca por pritet vetëm vula e marrëveshjes.

“Të rinjtë që po rriskohen të ruhen. Të mos shkelin masat antiCOVID. Ne nuk po bëjmë një proces sipas mendjes tonë. Ne po ndjekim strategji nga vendet e tjera, nga moshat më të mëdha e më poshtë, nga mjekët, mësuesit e policët. Ka pasur një rrëmujë në opinionin publik përsa i përket vaksinimit të personaliteteve. U Vjen nga stresi i sasisë. Ne po luftojmë për sasinë, kemi marrë konfirmim për një sasi prej 360 mijë vaksina AstraZeneca. Me këto do zbresim më poshtë nga 80 vjeçarët. Jemi afër një sasie tjetër të konsiderueshme vaksinash. Ne do kemi të 41 mijë dozat e Pfizer brenda marsit dhe pastaj vazhdojmë në prill me vaksinat e tjera qoftë, Pfizer apo AstraZeneca. Ajo që na duhet tani është vula me shtetin mik për 360 mijë vaksinat. Unë pres çdo orë konfirmimin e takimit me kolegun tim. Edhe po nuk u bë, unë mund t’ju tregoj dokumentet që tregojnë takimin. Sot në mëngjes kemi pasur kontakt me një vend të tretë mik. Jam lypësi më i gjatë në planet” -tha Rama.