Gjatë një bashkëbisedimi me disa qytetarë në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ka thumbuar ish-deputetin e PD së këtij qarku, Tritan Shehun. Rama kërkoi që të mos dëgjojnë Tritan Shehun, i cili është edhe drejtuesi politik i demokratëve në këtë qark.
Mjekja-Ramës: A e cenon spitali i ri në Fier, faktin që Gjirokastra është spital rajonal?
Rama: Jo nuk e cenon. Nuk ka lidhje. Ju keni edhe Tritanin këtu. Unë kam vetëm një merak për Tritanin.
Kam merak mos këput, ca këputet këtu nga tundja e kokës kur dëgjon shefin. E shikoj që ka një tundje koke intensive kur flet lule dhe them mos se do bëjë ndonjë këputje. Ju dëgjojeni Tritanin për relaks.