Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë problematika në zona të ndryshme në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshjet kanë sjellë rënien e inerteve në aksin e Valbonës.

Autoritetet raportojnë se po punohet në Shëngjergj për shkak të rrëshqitjes së një masivi me zhavor, ndërsa apelojnë që drejtuesit e automjeteve të tregohet të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare. Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të cilat kanë sjellë edhe problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve Qarkullimi vazhdon normalisht.

Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës. Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600. Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash. Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.

Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore.

?Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare
Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet ? në të gjithë territorin, të…

Posted by Autoriteti Rrugor Shqiptar – Faqja Zyrtare on E enjte, 11 Shkurt 2021