Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për rindërtimin në lagjen e re në Ndroq, në të cilën Rama tha se bëhet fjalë për 74 shtëpi banimi, kopësht e shkollë dhe një qendër sociale. Rama bëri me dije se afro 350 banorë do të mblidhen në këtë lagje afër me rrugën kombëtare dhe me akses të shpejtë në shërbime. Për ata që presin apartamentet Rama tha se do tu jepet një kontratë ku caktohet se në këtë datë do të hyjnë në të. Në çdo rast të kalimit të afatit qeveria do të paguajë një penalitetet.
“Ata që presin apartamente pjesë pjesë do fillojnë, një pjesë e madhe duhet të presin ende duke pasur bonusin e qirasë, atyre do u japim kontratën duke u thënë se kjo është kontrata që ti dhe familja jote merr këtë apartament me këtë sipërfaqe me një angazhim kohor. Ta dinë të mos thonë është letër pa vlerë dhe jo letër me vlerë. Të mos thonë se është një letër pa vlerë. Në këtë afat merr apartamentin për çdo kalim afati qeveria bashkia do të paguajë një penalitetet. Ai ka kontratë dhe nëse do të shkojë të klërkojë llogari mund ta bëjë. Kjo për tu dhënë sigurinë, dhe mos bien pre e këtyre budallalliqeve që shtëpinë do ua marrin pas zgjedhjeve jo do u kërkojnë qira dhe njerëzit kanë të drejtë të kenë atë ankthin”, tha Rama.
Kryeministri ka shtuar se ata që kanë shtëpitë në një pozicion jo të vaforshëm gjeografik do t’u jepen para në dorë dhe ta ndërtojnë ku të duan. “Ata të cilët presin apartamente, pjesë pjesë fillojnë, një pjesë duhet të presin ende. Të gjithë ata që janë akoma në pritje, shtëpitë individuale po avancojnë. Familjet po kthehen në shtëpi, një pjesë e vogël shtëpitë e dëmtuara i kanë nëpër pika që gjeografikisht nuk janë të favorshme, ti marrin paratë në dorë dhe nëse duan ta ndërtojnë atje. Sugjerimi është që të mos e adresojnë atje. Pra të gjejnë një zgjidhje tjetër sipas mundësive që kanë dhe mund ta ndërtojnë kudo”, tha Rama.