Cristiano Ronaldo i ka shënuar shtatë gola në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve që prej se iu bashkua Juventusit, por ai është i vetmi që e bën këtë në skuadrën torineze në tri sezonet e fundit. Su lmuesi portugez iu bashkua bardhezinjve në verën e vitit 2018 nga Real Madridi, por Juventusi nuk ka mundur të shkojë më larg se çerekfinalja në tri sezonet me të.
Që prej Ronaldo mbërriti në Allianz Stadium, Juve i ka zhvilluar gjashtë ndeshje në fazën e eliminimit direkt, dy kundër Atletico Madrid, dy kundër Ajax dhe dy kundër Lyonit. Het-triku i tij i ndihmoi Juventusit ta eliminoi Atletico Madridin me përmbysje nga humbja 2:0 në ndeshjen e parë në 3:2 në ndeshjen e kthimit në sezonin 2018/19.
Ai shënoi gol në të dy ndeshjet kundër Ajaxit në çerekfinale, por holandezët u kualifikuan falë fitores së përgjithshme 3:2. Sezonin e kaluar, Juventusi u eliminua nga Lyoni në rundin e 16 më të mirëve, kur dygolëshi i Ronaldos në Allianz Stadium nuk ishte i mjaftueshëm ta kualifikojë atë në çerekfinale.