Kryeministri Rama nuk ka kursyer kritikat për Bashkimin Europian përsa i përket furnizimit me vaksinat anti COVID. Duke marrë shkas nga kërkesa e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të marrë vaksinat kineze, Rama tha se është e rëndë për BE-në që vendet në zemër të Europës të kthejnë sytë nga Kina.
“Ne kemi qenë qysh në fillim dhe ndjekim atë që është korniza ku ne ndjehemi pjesë dhe duam të integrohemi, BE. Vaksina kineze nuk është e aprovuar. Në këto kushte ne mendojmë që nuk jemi as në pozicionin që duhet të ndjehemi se kemi humbur shans apo kohë. E them përsëri se edhe atë e kërkojnë shumë shtete. E parë në aspektin e marrëdhënieve ne sigurisht mund ta bënim këtë përçapje, mbase mund ta bëjmë në një moment të dytë.
Nuk do doja vaksinën kineze, sepse do ishte shumë e rëndë për BE. Për mua mendoj që ishte shumë e rëndë që maqedonia e veriut të detyrohej drejt vaksinës kineze, ishte e rëndë për BE, ashtu sikurse është e rëndë për BE që Serbia çon 4 000 doza vaksina në Maqedoninë e Veriut dhe BE nuk çon asnjë kuti për të thënë ej..! Mos më bëni të flas më aman ju lutem”, deklaroi Rama!