Lajmet për largimet e anëtarëve nga radhët e LSI-së duket se vijojnë edhe nga Kombinati. Vetëm ditët e fundit, mësohet se 7 degë dhe 120 anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kombinat e kanë braktisur partinë e Kryemadhit dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste.
Vetë anëtarët e LSI-së së Kombinatit, të cilët tashmë i janë bashkuar PS-së, e cilësojnë atë si një parti klienteliste, e cila nuk i ka dhënë asnjë dobi vendit.
Deri më tani LSI-së i janë larguar edhe figura shumë të njohura, si ish-ministri Nasip Naço, Gledion Rehovica nga qarku i Beratit, Ish-drejtori i portit të Durrësit, ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani duke iu bashkuar PS. Të larguarit i kanë cilësuar largimet e tyre si të imponuar nga sjella politike e LSI dhe përfundimi i eksperimenteve politike të kësaj partie.