Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini cilësoi alarmante situatën e pandemisë në vend. Përmes një lidhje “Skype”, në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ajo tha se gjatë ditës së sotme priten të mbërrijnë 7 mijë doza vaksinash nga kompania Pfizer. Ajo shtoi se qendrat e vaksinimit, veç stadiumit “Air Albania”, do të shtrihen dhe në dy qarqe, Vlorë dhe Shkodër. Gjithashtu Tomini shtoi se krahas mjekëve do të vaksinohen dhe të moshuarit nëpër shtëpitë e të moshuarve. “7 mijë doza vaksinash vijnë sot nga Pfizer, për të bërë të mundur vaksinimin sipas grupeve prioritare. Atëherë sipas grupeve prioritare, ne po përvijojnë me personelin shëndetësorë, do të përvijohet me azilet e moshës së tretë dhe do të përvijojë vaksinimi veç stadiumit Air Albania, në dy qarqe, Vlorë dhe Shkodër, por dua të theksoj që grupi prioritar personeli shëndetësorë është vijë e parë e imunizimit, por edhe grupet e riskut siç janë shtëpitë e të moshuarve. Nuk do të humbasim asnjë minutë kohë, por do të përvijojë që nga dita e nesërme procesi i vaksinimit për të gërshetuar punonjësit shëndetësorë dhe azilet”, tha Tomini.
Siç u konfirmua dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, spitalet COVID do të zgjerohen në Durrës dhe Shkodër. Tomini theksoi se në rast se gjendja përkeqësohet, janë të gatshme të kthehen në spitale COVID, ai i Korçës dhe i Vlorës. “Të paktën spitalet rajonale kanë pasur një eksperiencë të gjatë për numrit të dyshuar dhe trajtimit të rasteve post-COVID. Ata do të hyjnë në aktivizimin, siç janë ata të Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit. Ashtu siç ministria e Shëndetësisë tha për spitalet e Durrësit dhe Shkodrës. Ashtu siç e kemi theksuar dhe më herët ata kanë eksperiencën e duhur për trajtimin e rasteve COVID, por ndërkohë dhe infrastruktura dhe logjistika është e përshtatshme për të menaxhuar situatën në dy spitalet COVID, në Durrës dhe Shkodër. Është bërë një vlerësim siç janë rastet e hostspitalizuara, është një grupmoshë më e re që ka kërkuar trajtim. Shkodra dhe Durrësi, do të përvijohet me spitalet e tjera siç janë të Korçës, Vlorës dhe Elbasanit, çdo gjë do të vlerësohet. Absolutisht janë mjekët infeksionist, që janë ngritura qoftë të menaxhimit të rasteve, ndjekjes post-COVID. Për vetë faktin është bërë një këmbim eksperience që janë në nivelin rajonal”, theksoi zëvëndes ministrja.
Tomini në fjalën e saj e cilësoi situatën si alarmante. Ajo tha se ishte parashikuar më herët, që nëse do të mbushej kapacitetet e 500 shtretërve, do të vlerësoheshin skenarët e tjerë. “Është një situatë alerti, e vlerësuar nga incidenca e shfaqur në disa nga bashkitë e vendit. Sigurisht sipas një plani të parashikuar më herët ne kishim parashikuar ndërkohë dhe mbështetjen e kapaciteteve në shtretër, përkundrejt hostspitalizimit në tre spitale COVID, nëse do të arrinim në 500 shtretër, skenarët do të hapeshin dalë ngadalë. Duke vlerësuar këtë kapacitet, duke qenë se janë 500 pacientë në të gjitha spitalet COVID. Prandaj është parë e udhës dhe gjykuar të hapen dy spitale rajonalë për të qenë mbështetje, por ndërkohë të jenë dhe më afër popullatës në nivel rajonal”, tha Tomini.
Ndër të tjera, Eugena Tomini, tha se deri më tani nuk kemi një konfirmim që variantet e reja të virusit po qarkullojnë në vendin tonë. Tomini theksoi se mutacionet ndodhen në laboratorin e Londrës dhe priten përgjigjet. Gjithashtu, ajo tha se masat kufizuese deri më tani do të qëndrojnë të pandryshuara. Në rast të agravimit të situatës, sipas saj, pritet që dhe masat të ndryshojnë. “Ende asnjë përgjigje nga laboratorët e Londrës, sigurisht është një sasi mostrash e dërguar në Londër, ka një listë pritje dhe një plan për të hyrë në testim mostrave që do të hynë në analizë virale. Absolutisht që po, kemi protokollin e ndjekjes së rasteve që janë dhe me simptoma dhe si raste. Pavarësisht ata që kanë simptoma dhe nuk janë identifikuar me COVID, duhet t’i nënshtrohen karantinimit 14 ditorë. Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet çdo ditë, kemi një vlerësim që bëhet dhe dy javë, deri më këto momente jemi duke monitoruar situatën. Nuk ka ndryshim të masave që kemi deri në këto momente. Duke parë në dinamikë situatën dhe kundrejt rasteve që kërkojnë trajtim spitalorë, nuk parashikohet të ndryshojë asgjë me një të shtypur butoni, vlerësohet situata. Masat e vendosura nga Komuniteti i Ekspertëve vlerësohen, aprovohen, nëse do të kemi përkeqësim të situatës do të ketë dhe shtim të masave të shtuara”, tha Tomini.