Komiteti Teknik i Eksertëve ka vendosur që mësimi online në universitete të vazhdojë akoma për shkak të situatës aktual. Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo ka bërë një pasqyrim të situatës së shtrimeve në spitale duke bërë me dije se ka një shtim të numrit të shtrimeve.

“Është parë një shtim i rasteve të personave të infektuar. Natyrisht një shtim i numrit të personave të sëmurë, dhe padiskutim kjo pasqyrohet dhe në shtimin e personave të shtruar në spital ku sigurisht dihet që të shtruarit nëpër spitale janë pacientët në formën mbi atë të moderuar dhe patjetër forma e rëndë ose forma kritike”

Çomo tha se grupmosha më e prekur e shtruar është fasha 50-60 vjeçare, por ka shtrime dhe në mosha më të reja.

“Informacioni që dua t’iu jap është që kemi persona të gjithë moshave të shtruar në spitale ku fillon nga mosha 30 vjeçare deri në moshën 90-vjeçare dhe fasha më e prekur e shtruar në spital është ajo 50-60 vjeçare. Ajo çka dua të them është që edhe personat që janë në moshë të re që janë të shtruar nëpër spitale paraqesin forma të rënduara të shëndetit të tyre”, tha Çomo.