Një nga çështjet më të diskutuara ditët e fundit është skandali Andi-Tea-Berati. Teksa publiku mendonte se Tea dhe Andi u larguan nga emisioni “Për’puthen” bashk, në fakt e vërteta ishte shumë ndryshe. Rezultoi se Tea ishte e lidhur me ish-konkurrentin e “Për’puthen” dhe e gjithë kjo ishte një lojë nga ana tyre. Tea dhe Andi, dy protagonistët në këtë ngjarje, u shprehën se kishin qenë të detyruar për shkak të kontratës që kishin lidhur me produksionin që të dilnin bashkë si çift.
Ndërkohë puntatën e djeshme, moderatorja e njohur Bora Zemani zbuloi kontratën që konkurrentët lidhin me produksionin dhe tregoi se në asnjë pikë nuk thuhet se ata duhet të bëjnë gjëra jashtë dëshirës së tyre. Madje një gjë të tillë e konfirmuan edhe konkurrentët e tjerë, të cilët janë shprehur që kishin pasur mundësinë madje që kontratën ta konsultonin të lirë para se ta firmosnin. Pas kësaj ngjarje reagimet nga konkurrentët dhe ish-konkurrentët e programit kanë qenë të shumta dhe të gjithë ata janë shprehur të zhgënjyer nga kjo ngjarje.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar së fundmi edhe Ana Lleshi, e cila u penalizua nga emisioni pas publikimit të disa fotove nga Arjoni. Gjatë një videoje live në “Instagram” ajo është shprehur me bindje se Tean dhe Andin nuk i ka detyruar askush të dalin çift nga programi, por e kanë bërë vetë këtë zgjedhje. “Unë s’jam askushi që të flas për Tean dhe veprimet e Teas apo të kujtdo tjetër që bën kokrrën e qejfit. Di të them vetëm kaq që në momentin që ti zgjedh të dalësh çift me dikë nuk të detyron askush. Kaq është shumë e thjeshtë”, është shprehur Ana.