Kryeministri Edi Rama tha se amerikanë kanë filluar të blejnë shtëpi në Vlorë për shkak të ndryshimeve që ky qytet ka pësuar në 7 vitet e fundit. Rama tregoi historinë e një mjeku nga SHBA që u bind të blinte shtëpi për herë të parë në vizitën e tij në Shqipëri. “Unë kam besim te fakti që Vlora është e krijuar për të qenë një nga motorët më të fuqishëm të perspektivës së këtij vendi. Ka potencialin të transformohet në fuqi për ekonominë e vendit. Por si, duke I dhënë në dispozicion të gjithë këto mekanizma. Po shikoja dje shifrat e biznesit vetëm te pjesa e Lungomares. Është e habitshme të shohësh diferencën. Historitë e të huajve që kanë filluar të blejnë në Vlorë.
Unë pata një vizitë nga një doktori i famshëm amerikan. E kemi dëshmitar Fatmir Hanxharin. Erdhi këtu për vizitë dhe pushime sepse punon në spital me një doktor shqiptar. Unë do ta takoja për një kafe sepse më thanë dhe e kishim lënë takimin në orën 5. Ai më tha do iki në Vlorë për një drekë me gruan dhe do të vij. Kur më merr nga Vlora më tha nuk vij dot se do blej shtëpi këtu. Unë tha nuk kthehem nga ky qytet pa blerës shtëpi. Qëndroi në Vlorë ai tre katër ditë, bleu shtëpinë. E mobiloi dhe pastaj jemi takuar pas tre katër ditësh, Sot që flasim janë disa mjekë të tjerë nga spitalet e famshme të Amerikës që duan të blejnë shtëpi në Vlorë. A e imagjinoni të ndodhte kjo gjë para 7 vitesh”, tha Rama.
Rama shtoi se aeroporti I Vlorës do të jetë garancia më e madhe për investime. Ai u shpreh se është legjitime që qytetarët të ankohen se nuk ka ujë 24 orë në ditë por theksoi se kjo është një problematikë e hershme që prej kohës kur ai ishte fëmijë. “Fillimi aeroportit do të jetë garancia më e madhe për investime. Kur do të fillojë aeroporti do të kthehen. Këto që po them do të jenë fakte konkrete. Këtu nuk duhet të ketë asnjë lëkundje, asnjë lëvizje. Është legjitime të ankoheni që nuk ka ujë 24 orë në ditë. Nuk ka pasur ujë asnjëherë. Edhe kur isha unë i vogël. Sot ka përmirësime në zona të caktuar dhe blloku i fundit i financimit është lëvruar. Çështja e ujit ekziston sot por është vënë në rrugën e zgjidhjes. Brenda një periudhë disa-vjeçare Vlora do ta ketë këtë gjë”, u shpreh kreu i qeverisë.