Shumica e shqiptarëve e vlerësojnë performancën e Partisë Demokratike si negative, zbuloi sondazhi i Euronews Albania me kompaninë prestigjioze MRB të enjten.

Të pyetur se çfarë mendojnë rreth PD, kampioni i të anketuarve u përgjigj si më poshtë 36% kanë perceptim pozitiv (9.7% shumë pozitive, 26.3% disi pozitive); 63.6% kanë perceptim negativ (30.3% disi negative, 33.3% shumë negative); 0.5% janë shprehur se “nuk e dinë”.