Një pjesë e vaksinave të blera prej kompanisë Pfizer nga qeveria pritet të vijnë sot në Shqipëri. Duke folur rreth këtij fakti, kryeministri Edi Rama ka thënë se këto pako të Pfizer duhet të vinin që në javën e tretë të janarit. Më tej ai ka shtuar se vaksinimi do të vijojë me mjekët dhe infermierët.
“Duhet të vinin javën e tretë të janarit. Do vazhdojmë me jetët dhe infermierët. Do të nisë vaksinimi i të moshuarve. Nuk e kam sot tani se duhet të jap shifër të saktë sa do të mbërrijnë sot. Por ne do mund të vaksinojmë të tjerë. Dhe e rëndësishme është që muaj shkurt do të jetë muaj me qartësi mbi të gjithë procesin dhe sot do të vijnë doza më pak se ato që ishin angazhuar për herë të parë. Më pak por sidoqoftë fillon vaksinimi i dytë. Vazhdojmë me të tjerat.”