Pa penallti, francezi ka shënuar 66 gola me Madridin, portugezi 61 me Juventusin që kur ata u ndanë në vitin 2018. Karim Benzema vazhdimisht ka pasur statistika fantastike, por gjithmonë janë lënë nën hijen e Cristiano Ronaldos.
Që kur CR7 është larguar nga Real Madridi në vitin 2018, shifrat e Benzemas kanë nisur të dalin në pah. Karim ka shënuar nga ajo kohë 74 gola, përveç që ka dhënë edhe 27 asistime. Numra jo lar 88 gola me 21 asiste të ylli portugez me Juven. Sidoqoftë, CR7 ka një avantazh ndaj Benzemas, penalltitë. Nëse i ‘fshijmë’ nga fleta statistikore, bilanci bie në anën e sulmuesit të Realit, 66 me 61.
Ronaldo gjithmonë i ekzekuton penalltitë te Juve, në anën tjetër, Benzema është pas Ramos. Me një fjalë, nëse Ramos do të linte Karimin si ekzekutues të penalltive siç ishte CR7, sot ai do t’i kishte mbi 90 gola – më shumë se Ronaldo nga viti 2018. Këtë sezon, Ronaldo qëndron më mirë, 23 gola në 27 paraqitje, kurse Benzema 17 gola në 29 paraqitje.