Është në sezonin e tij të dytë në Major League Soccer me Austin FC, por Myrto Uzuni shumë shpejt ka fituar zemrat e tifozëve.

Në sfidën e fundit me skuadrën teksane, Uzuni dhuroi një asist në barazimin 3-3 me Toronton dhe pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi i kombëtares shqiptare shkoi në drejtim të tribunave për të dhënë autografë e për të bërë foto me ta.

Video e këtij momenti shumë të ngrohtë të Uzunit me tifozët ku kishte nga ata që kishin veshur fanela apo kapele me ngjyrat kuqezi i postua nga vetë Austin në rrjetet sociale me një mbishkrimin në gjuhën shqipe ku lexohej: ‘Shumë dashuri për Shqipërinë’.

Deri tani në këtë vit 2026, Myrto Uzuni ka një bilanc me 2 gola dhe një asist me Austin FC në Major League Soccer.