Bashkia e Gjirokastrës depoziton në Komisariatin e Policisë kallëzim penal ndaj shpërndarësve të panikut për prekjen me HIV/AIDS të kryebashkiakut Golemi dhe punonjësve të këtij aparati.

Avokati mbrojtës Arben Llangozi ka depozituar kallëzimin penal që përmban 30 faqe ndaj përhapjes së panikut në qytetin e Gjirokastrës.

Prej dy ditësh ka nisur të aludohet në media se kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi është infektuar me HIV/AIDS. Prapaskena konfirmoi ekskluzivisht se lajmi nuk është i vërtetë.