Kryteari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar pamjet nga Gjermania ku stuhia gjunjëzoi dhe krijoi rradhë kilometrike makinash të bllokuara në akull dhe dëborë. “PA KOMENT: Stuhia e dëborës gjunjëzoi edhe “autobahn”-et gjermane.

Rradhë kilometrike makinash të bllokuara në akull dhe dëborë.” -shkruan Balla edhe si për të ironizuar opozitën e cila e drejtoi gishtin drejt strukturave të qeverisë për krijimin e situatave të vështira të krijuara nga moti i keq qrët e fundit në vendin tonë. Kujtojmë që edhe nga ana tjetër edhe në Shqipëri situata ka qenë e rënduar por ndryshe nga Gjermania, në vendin tonë politika nuk ia ka vënë fajin kushteve atmosferike por shtetit. Lexo.al/