Një ngjarje e pazakontë regjistrohet në spitalin napolitan ”Asl Napoli 2 Nord”, sipas gazetës italiane ”La Repubblica”, që e ka publikuar ngjarjen edhe në rrjetet sociale. Pasi kishte vdekur nga Covid-19, që në muajin nëntor, për tre muaj një familje ka kërkuar kthimin e sendeve personale të të ndjerit. Djali i tij Salvatore Ferrillo, me një letër të botuar nga ”La Repubblica’, rrëfeu edhe një rast tjetër plaçkitjeje.

“Unë nuk heq dorë, zinxhiri i floririt dhe besimi në Zot ishin të vetmet gjëra që babai im duhej të na jepte. Ata janë si relike për ne”, thotë Salvatore. Ndërkohë, në regimet e lexuesve gjen shembuj të tjerë të grabitjes së viktimave. ”Fatkeqësisht i ndodhi edhe nënës sime, e shtruar në spital në Guastalla”, thotë Simona Spaggiari. ”Asaj i hoqën një zinxhir me një medalje me imazhin e babait tim. Këtë zinxhir po e kërkojnë prej dy javësh”, shton ajo. ”Kush e ka marrë shpresoj që ato lekë t’i shpenzojë për ilaçe”, përfundon e revoltuar ajo.

Një tjetër lexuese, Mary Ibridi, shkruan se motra e saj gjendej e shtruar në spital. ”Më 6 shkurt, motra ime u shtrua në spital, në Torino në klinikën Cellini për një operacion. Asaj i vodhën një unazë që kishte harruar ta linte në shtëpi”, shkruan Mary.