Kryeministri Edi Rama ka lënë mundësinë e hapur për të shtyrë afatin e kartave të Identitetit deri më 20 prill, kërkesë kjo e opozitës.
“Kur bëhet fjala për zgjedhjet, zgjedhjet janë të përbashkëta, rregullat janë bashkërisht dhe çdo propozim i arsyeshëm që secila palë bën dhe është në interes të procesi zgjedhor, është i mirëseardhur. Bën sens dhe do të trajtohet me seriozitetin e duhur që të gjitha palët të jenë të barabarta”, tha Rama.