Historia e Teas dhe Beartit bëri bujë në rrjetet sociale pasi dolën fotografitë teksa shkëmbenin puthje pasionante. Kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi doli nga programi “Për’puthen” me Andin për tu njohur më shumë jashtë. Ky i fundit reagoi menjëherë pas ngjarjes me anë të një postimi në Instastory ku i kërkonte falje të gjithëve. “Nuk e di çfarë të them, jam pa fjalë, ju kërkoj shumë falje. Do bëj së shpejti një LIVE së bashku me Tean, se e meritoni të gjithë një shpjegim,” tha ai.
Ndërkohë, fshiu të gjitha fotografitë me Tean, e cila i komentonte me një emoji “zemër” në një prej tyre. Nga ana tjetër, Tea ka vendosur që të mos i fshijë fotot ku shfaqet së bashku me Andin, e madje nuk ka mbyllur as komentet. Pavarësisht çfarë ka ndodhur, të dy vijojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Tea reagoi me anë të një video të gjatë për historinë me Beartin, ish konkurrentin e Për’puthen.
Shpjegimi i Teas: Bëhet fjalë për atë të vërtetë. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem në një lidhje me Beartin. Por jo nuk e kam tradhtuar Andin. Unë dhe Andi kemi vazhduar të qëndrojmë pavarësisht këtyre sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Dhe për këtë mbajmë përgjegjësi. Para të gjithë atij publike. Dhe ju kërkoj falje dhe shumë ndjesë. Sa e vështirë është të shprehesh fjalët e duhura. Historia ime me Beartin ka nisur gjatë takimit tek PërPuthen tek ajo mobileri. Na u ngjallë një interes.
Unë me të kemi komunikuar pas iku nga Emisioni. Rreth mesit të nëntorit unë vendos që të marr një udhëtim në Kosovë. Edhe për këtë kanë qenë në dijeni për komunikimin dhe udhëtimin një pjesë. Edhe në vazhdimësi gjatë kohës dhe vazhdimit të njohjes tonë. E kam treguar kur shkova në Kosovë. Ndjeja një përgjegjësi morale. Andi ka qenë në dijeni por edhe ai u gjend në këtë situatë. Nuk dinim ç’të bënim ndenjëm dhe pritëm. Dilnim me njëri tjetrin por s’dinim ç’të flisnim.. Ato ishin rregullat në fund.
Jemi munduar që të jemi korrekt me të gjitha. Harruam një gjë shumë të rëndësishme, ndoshta edhe prej moshës apo prej mungesës së informacionit. Si mund të veprosh në këto situata. Ndoshta prej të gjendurit vetëm, harruam që po ju gënjenim juve dhe një popull. Ju që na deshët dhe na suportuar. Duke na vlerësuar ne dhe Andin për personin që është. Pavarësisht. Kemi dashur të largohemi që nga mesi i dhjetorit. Si dy miq shumë të mirë. Dhe në fakt jemi. Secili në drejtimin e vet. Kjo histori u zgjat deri në fund të janarit. Ne vendosëm që të dilnim. Na u sugjerua që të vazhdonim. Nuk po e mbanim dot më. Ndihesha si e burgosur. Erdhi një pikë ku unë vendosa që të jemi të sinqertë me publikun që na ndjek dhe që jetoj me ne gjatë atyre muajve. Kështu që i publikuam ne ato foto që dolën. Me qëllim. Pavarësisht reagimit dhe ofendimeve. Kërcënimeve. Dhe për sinqeriteti jemi duke u dënuar publikisht. Gjithsesi ndjehem e lumtur. E çliruar. Do e jetojmë jetën ashtu siç duam ne.