Mevlani është një nga djemtë më të përfolur në Përputhen. Ai ka bërë shumë takime me vajzat, por deri më tani nuk e kemi parë të përputhet me ndonjë. Në fillim ai doli me Shqipen dhe Fjorelën, por nuk i shkoi siç duhet. Tani është midis Antonelës dhe Ledjanës. Por nëse nuk e dini Mevlani ka jetuar gati 10 vite në Gjermani dhe sipas një videoje që po qarkullon në internet Mevlani ka punuar në një piceri.

Në videon që po qarkullon këndon teksa hap brumë për picat. Por pas futjes në ”Përputhen” Mevlani ka ardhur me disa projekte të reja të realizuara së fundmi.